U zu me Ledrin? Stresi flet për herë të pare pse e prishën shoqërinë
Stresi dhe Ledri shihenin shpesh bashkë kohë më parë dhe madje ishin shokë të mirë.

Mirëpo më vonë raportet mes tyre u përkeqësuan dhe pati kunja publike.

Pas disa vitesh, Ledri dhe Stresi i rregulluan marrëdhëniet dhe kanë nisur të flasin sërish. Së fundmi në një intervistë për "Prive", Stresi ka treguar se arsyeja e prishjes së raporteve mes tyre ka qenë një hatërmbetje.

"Unë nuk e kam sharë Ledrin. Mes shokëve ka hatërmbetje por unë asnjëherë nuk i kam kaluar limitet. Kam karakter të fortë. Kemi raport shumë të mirë prej fillimit, janë divergjencat mirëpo jemi shumë mirë bashkë", u shpreh Stresi.

Shtuar më 10/11/2019, ora 18:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori