U zhduk për vite të tëra, Mariza paska bërë një gjë të mrekullueshme
Pëlqej
Me siguri të gjithëve ju ka marrë malli për Mariza Ikonomin, këngëtaren shqiptare që prej vitesh ka qenë aktive me këngë e pjesëmarrje në festivale.

Mirëpo prej kohësh Mariza është zhdukur nga syri i publikut dhe të gjithë kanë qenë kurioz çfarë ka ndodhur me të.

Këngëtarja ishte e ftuar sot në "Wake up" ku ka treguar se gjatë kësaj kohe ka udhëtuar në të gjithë Europën veriore. Ndërkohë muzikën nuk e ka lënë pas dore shkruan tch.

"Udhëtova në të gjithë Europën Veriore ku edhe këndova. Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe po mendoj ta ribëj. Unë e ndjeja që duhej të shkëputesha dhe madje ndjej që ende duhet të shkëputem edhe më gjatë", është shprehur Mariza
Shtuar më 08/11/2018, ora 20:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori