U "zhduk" papritur, zbulohet çfarë e shtyu Feron drejt këtij veprimi
Pas ndarjes së bujshme me modelen Arbenita Ismajli, e cila s’kalon asnjëherë pa marrë vëmendjen e mediave, Fero u “zhduk” papritur nga çdo rrjet social.

Pa lajmëruar më herët ndjekësit e tij për këtë vendim që kishte në mendje, reperi çaktivizoi llogarinë në Instagram duke i lënë të gjithë kuriozë dhe në merak.

Një pjesë e fansave menduan se arsyeja e largimit të tij nga rrjetet sociale ishte Arbenita, e cila nuk i ndali thumbat për Feron gjatë këtyre ditëve në Instagram.

Mirëpo, “Prive” ka zbuluar se reperi ka të tjera arsye për këtë shkëputje të papritur.

Bëhet e ditur se Fero po punon për albumin e tij të ri, tek i cili është përkushtuar totalisht.

Zhdukja nga rrjetet sociale është një mënyrë e mirë marketingu për projektin e ri, që ka funksionuar tek thuajse të gjithë personazhet e shoëbiz-it.

Ndërkohë, nuk e dimë ende nëse marrëdhëniet mes reperit dhe Arbenitës janë rregulluar.

Shtuar më 23/09/2020, ora 15:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori