Vrajsa e 50-vjeçarit në Maliq, zbardhet dosja: Si prindërit e viktimës gënjyen për të mbuluar krimin

Zbardhet dosja e vrasjes së Hamdi Bylykbashit, i cili u godit për vdekje nga babai i tij, Shefki Bylykbashi rreth një javë më parë në Maliq.

Kujtojmë se prindërit e viktimës, Hyrie dhe Shefki Bylykbashi, fillimisht deklaruan se Hamdiu duke qenë në gjendje të dehur, ishte rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në kokë.

Por teksa ata në spital e kanë paraqitur situatën si një ngjarje aksidentale, në policinë e Korçës, burrë e grua kanë mbajtur qëndrime të ndryshme dhe kontradiktore me njëri-tjetrin.

Hyrie Bylykbashi, nëna e viktimës gjatë dëshmisë së dhënë në polici, ka treguar se djali i saj ishte në gjëndje të dehur.

Kur është kthyer në shtëpi, ka qënë i gjakosur në ballë. Më pas e ëma, ka treguar se në oborrin e banesës së tyre, Hamdi Bylykbashi, është rrëzuar dhe ka goditur kokën në pllakat e oborrit. Sipas Ora News, pas rëfimit të nënës në pyetje policia ka marë babain, Shefki Bylykbashin, i cili ka treguar se djali i tij kishte humbur jetën si pasojë e goditjes së kokës në murr.

Të njëjtin version Shefkiu dhe Hyria, i kanë treguar shtetasit, Ilmi Xhuti, të cilit i kishin kërkuar ndihmë, në mënyrë që ta mernin me taksi Hamdiun dhe ta çonin drejt spitalit të Korçës.
Por gjatë marjes në pyetje në Polici, Ilmi Xhuti, ka treguar se kur ka parë gjëndjen e Hamdiut dhe gjakosjen e tij në pjesën e kokës, ai ka refuzuar ta mari në makinë, por vendosën të njoftojnë ambulancën e spitalit.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se nëna e viktimës, Hyrija, ka gënjyer dhe vajzën e saj, Emine Hoxhën. Kjo e fundit ka deklaruar në polici se është telefonuar në 15:57 nga nëna e saj, duke i thënë që të shkonte në Korçë, pasi Hamdi Bylykbashit ishte shumë i sëmurë.

Entela, nuk ka qënë në gjëndje të shpjegonte rrethanat se çfarë kishte ndodhur, por ka shkuar në spital duke menduar se thjesht i vëllai kishte pirë përsëri dhe ishte sëmurur.

Përmes këtyre kontradiktave, policia e Korçës ka ngritur dyshime të forta, për një vrasje brenda familjes, duke vënë në përgjim telefonik dhe përgjim ambjental, çiftin Bylykbashin dhe njerëzit e tjerë të familjes.

Përmes bisedave të përgjuara, ata bisedonin se çfarë qëndrimi do mbanin për ngjarjen, duke shmangur versionin real të vrasjes./albeu.com/