U tha se në Eurovision kënduan me playback, Eugent Bushpepa sqaron të vërtetën
Pëlqej
Këngëtari Eugent Bushpepa me këngën "Mall", përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion.

Kjo këngë duket se u pëlqye shumë nga publiku pasi u shoqerua me shumë duartrokitje.

Pas incidentit që i ndodhi këngëtares britanike SuRie u ngritën dyshime nëse të gjithë këngëtarët që morën pjesë kënduan "live".

Reperi shqiptar u ngjit në skenë dhe i rrëmbeu mikrofonin këngëtares, u vu re se edhe pas këtij incidenti, kënga e saj vazhdonte pa ndërprerje gjë që linte të kuptohej se Suri nuk po këndonte live.

Eugent Bushpepa zbuloi të vërtetën gjatë një interviste për “Top shoë Magazine”.

“Ishin të gjithë live. Ashtu si Netta dhe Suri. Kënga e Surie-t nuk u ndërpre pasi ishin backvokalistët që këndojnë” – u shpreh Eugenti. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2018, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori