U tha se janë ndarë, Romeo dhe Jonida e bëjnë lidhjen familjare (FOTO LAJM)

Prej kohësh këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori Romeo Veshaj po përfliteshin për një lidhje mes tyre.

Ata ishin parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe vetëm një muaj më parë e konfirmuan lidhjen në emisionin “Treshat”.

Jonida u afrua ta puthë Romeon në faqe ndërsa ai iu drejtua në buzë, duke lënë të kuptohet se tashmë ishin bashkë.

Mirëpo, vetëm një muaj pasi bënë publike lidhjen, mes çiftit thuhet se nisën disa problem.

Thuhej se për shkak të xhelozisë ata po i kalonin pushimet të ndarë dhe marrëdhënia nuk ishte aspak e mirë.

Megjithatë, duket se ata e kanë kaluar këtë periudhë dhe një foto e siguruar nga “Iconstyle.al” tregon se çifti është më mirë se kurrë.

Romeo është fotografuar së bashku me mbesën dhe motrën e Jonidës në një ambient argëtimi në kryeqytet, ndërsa Jonida është ulur tek një lokal që ndodhet pranë tyre.

Përveçse ata janë të lumtur bashkë, kuptohetJonida e ka prezantuar aktorin e humorit edhe me familjen e saj dhe lidhja qenka bërë serioze.

Shtuar më 01/09/2019, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori