U tha se janë ndarë, Fero dhe Arbenita kapen "mat" (FOTO LAJM)

Prej disa ditësh është përfolur se Fero dhe Arbenita i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shkak u bë fakti që prej kohësh ata nuk janë shfaqur më bashkë dhe për më shumë, ata i kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

Mirëpo fjalët për ndarje nuk janë aspak të vërteta e fshirja e fotos ka qenë thjesht strategji e dyshes për t'u komentuar.

Arbenita ndodhet aktualisht në Berlin, në të njëjtin vend ku ndodhet edhe Fero për të përgatitur projekte të reja pas largimit nga On Records.

Arbenita ka marrë rrugën drejt Gjermanisë për të qenë pranë personit të zemrës dhe çifti dje kanë vizituar kopshtin zoologjik.

Shtuar më 17/10/2019, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori