U tha se Getoari nuk e lë të kthehet në ekran, Luana zbulon planet e Marinës
Marina Vjollca ka qenë shumë e komentuar gjatë vitit që lamë pas për faktin se në cilin emision do e shihnim sërish. Por pas përfundimit të "C'est la vie" në janar, Marina u zhduk nga ekrani dhe preferoi t'i jepte pak më hapësirë jetës private me udhëtime të shumta.

Mirëpo këtë vit Marina do rikthehet në ekran me një emision të ri e këtë e ka zbuluar Luana.

Në postimin e fundit të Luanës, Marina i shkruan se ndihet krenare për suksesin që ka arritur shkruan xing.al.

Ndërsa Luana ja kthen: "Mezi po pres për bombë tënde tani jetë", duke lënë të kuptohet se emisioni i Marinës do jetë super.
Shtuar më 03/01/2019, ora 23:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori