“I hyra detit në këmbë”, a ka frikë Olta nga një nominim vetëm me Luizin?

Banorët që do të hiqnin dorë nga loja me litar në Big Brother VIP, do të shkonin automatikisht në nominim, sipas rregullave të bëra të ditura në fillim.

Luizi ishte i pari që hoqi rripin duke çuar veten në nominim, ndërsa ditën e djeshme edhe Olta bëri të njëjtin veprim.

Pra sipas rregullave, Luizi dhe Olta duhet të jenë “kokë më kokë” në nominim, megjithatë nuk ka ende asnjë komunikim zyrtar nga produksioni.

Situata  është diskutuar edhe nga banorët, teksa Ermiona ajo që i tha Oltës se ka frikë nga ky nominim. Ndërkohë aktorja e mohoi një gjë të tillë.

Biseda:

Olta: I hyra detit me këmbë dhe i thashë Luizit, “ty nuk të kam frikë fare, faree”. Kaq!

Ermiona: Po ti nuk e ke frikë, sepse keni edhe një person tjetër. Po të ishit dyshe tamam, nuk e di se sa nuk do kishe frikë! Ju e dini që do keni edhe një person tjetër që do nominohet.

Asnjë banor nuk iu bashkua Luizit dhe Oltës dhe loja përfundoi, me një zarf që mbërriti në shtëpi për të komunikuar këtë gjë. /albeu.com

 


Shtuar 24.02.2023 11:37