U shuan dyshimet, Bora Zemani dhe Donaldi kapen "mat" në çaste intime (FOTO LAJM)

Prej kohësh tashmë në media kanë qarkulluar fjalë se Bora Zemani dhe aktori i humorit Donald Veshaj janë në një lidhje. Dyshja janë parë shpesh herë bashkë dhe madje detaje të ndryshme në rrjetet sociale kanë treguar se ata po jetojnë një histori dashurie.

Vetëm pak ditë më parë, mediat vunë re një fotot të Borës të postuar në Instagram ku ajo shihej në shtëpinë e Donaldit dhe mjaftoi kjo që aludimet të konfirmoheshin. Por siç duket, ata kanë vendosur mos të fshihen më.

Së fundmi, Donaldi së bashku me Romeon janë nisur për disa ditë pushimi në Dhërmi. Ata kanë publikuar vazhdimisht foto dhe së fundmi edhe Bora ka publikuar foto nga po i njëjti vend duke treguar që është me ta.

Mirëpo, të gjithëve u kanë tërhequr vëmendjen disa foto të postuara nga Donaldi. Aktori ka kapur hijen e tij dhe të një vajze në një shkëmb teksa shihen duke u përqafuar, duke qenë se dhe Bora ndodhet me ta me pushime dhe gjithashtu vajza në hije i ka flokët e shkurtra të gjithë kanë nisur aludimet që ajo në foto është pikërisht moderatorja e njohur.
Shtuar më 22/07/2019, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori