"U shtuam", pas propozimit romantik zgjerohet familja e Fjollës dhe Fisnikut (FOTO LAJM)

Me një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë si dhe me një unazë të bukur diamanti, Fisnik Syla i propozoi për martesë Fjolla Morinës.

Ajo i tha “PO” këtij propozimi, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e saj dhe duke dhënë lajmin e bukur se po i jep fund beqarisë

Tashmë, Fjolla dhe Fisniku po bashkëjetojnë dhe sot kanë pritur miq, të cilët kanë ardhur me një dhuratë tepër speciale.

Ata i kanë dhuruar çiftit të ri një qenushe të vogël, të cilën e kanë quajtur Bella.

Fjolla dhe partneri i saj kanë mirëpritur të lumtur pjesëtarin e ri të familjes, ndërsa këngëtarja e ka filmuar teksa i fliste me përkëdheli.

“Jena shtu”- shkroi Fjolla krahas videos së qenushes.

Vetëm pak ditë më parë, bashkëshortja e Fisnik Sylës u shpreh publikisht se Fjolla i kishte shkatërruar asaj familjen.
Shtuar më 25/10/2020, ora 08:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori