U shpall një nga femrat më të pasura të botës, të gjithë krenarë për Kylien
Pëlqej
Një ditë më parë ju treguam se si 21- vjeçarja Kylie Jenner ja kishte dalë të renditej në vendin e 27 mes femrave më të pasura në botë.

Kylie ndoshta nuk ja doli të ishte më e pasura, por duhet thënë se ajo ka premisat për tu bërë një milionere në të ardhmen, pasi tani është vetëm 21- vjeç dhe gjithçka e ka arritur falë shpatullave të saj.

Pas renditjes për Kylie-n kanë filluar menjëherë lavdërimet. Nëna, motrat dhe i dashuri saj me të cilin ka edhe një fëmijë kanë treguar se sa krenarë ndihen për këtë arritje të Kylie.

Kim Kardashian ka postuar kopertinën e revistës Forbes disa herë në ditën e djeshme në profilin e saj në Twitter. E përse të mos e bënte fundja?

Ndërsa i dashuri i Kylie, Travis Scott ka treguar po përmes një postimi në Twitter se nuk mund të jetë më krenar se kaq, për të dashurën e tij shkruan anabel.


Pra mesa duket suksesi i Kylie veç punës së saj i dedikohet edhe mbështetjes së njerëzve nga të cilët është e rrethuar.
Shtuar më 12/07/2018, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori