U shpall e veshura më keq në Golden Globes: Rrjeti shpërthen në "meme" për fustanin e JLO (FOTO LAJM)
U mbajt mbrëmjen e djeshme ceremonia e ndarjes së çmimeve "Golden Globes 2020" dhe një vëmendje të madhe morën edhe veshjet e të ftuarve në tapetin e kuq. Jennifer
Lopez u shfaq në ceremoni e
veshur me një fustan të bardhë me një fjongo të madhe jeshile dhe ngjyrë floriri.
Mirëpo 50-vjeçarja me këtë fustan është shpallur si një ndër personazhet e
veshur më keq. Përdoruesit e
rrjeteve sociale kanë nisur të tallen me J.Lo-n duke e krahasuar
fustanin e saj me pako dhuratash dhe me personazhe qesharakë.
Jennifer
Lopez nuk ishte ylli i vetëm që hyri në listën e të veshurave më keq mbrëmë, por përdoruesit e
rrjeteve sociale u argëtuan edhe me veshjet e Reese Witherspoon, Cate Blanchett, dhe Gwyneth Paltroë.
Shtuar më 06/01/2020,
ora 14:20