“Ti je gjeni”, fituesi i Big Brother Kanada fans i zjarrtë i Luizit: Luani fitimtar (VIDEO)

Fituesi i sezonit 10 të “Big Brother Canada”, Kevin Jacobs ka lumturuar së fundmi fansat e Luizit. Ai ka ndarë në Instagramin e tij një video ku tregon mbështetjen për Luiz Ejllin madje e quan edhe gjeni.

“Përshëndetje nga Kanada ndjekësve të mi të rinj. Faleminderit shumë, Shqipëria të dua. Luiz të dua. Sapo mësova për ty dhe ke fansat më të mirë. Ti je një gjeni. Fituesi i “Big Brother VIP” do të jetë Luani, Luizi”, shprehet Kevin.

Ndërkohë Luizi mbrëmjen e djeshme tregoi se i kishte ngritur një “kurth” Maestros dhe Kristi duke i futur në banjo më mënyrë që ti dërgojë menjëherë në nominim dhe ja doli. Por këtë strategji ai e ka kopjuar pikërisht nga Kevin Jacobs i cili është një emër jo pak i njohur në Kanada. Me paraqitjen e tij në BB, Kevin Jacobs është shquar si një fenomen më vete./albeu.com/