U sekuestrua makina gold e klipit të tij, mediat gjermane shkruajnë për Stresin (FOTO LAJM)
Më 31 gusht
Stresi hodhi në treg këngën e tij me titull “Nuk o veç gang”.
Kënga u prit mjaft mirë nga publik dhe numëron më shumë se 1.5 milionë klikime në Youtube.
Në klipin e këngës
Stresi tregon jetën e një ‘djali të keq’ me
makina luksoze ngjyrë ari.
Një pjesë të
klipit Stresi e ka realizuar në Gjermani dhe gjatë xhirimeve hasi probleme me policinë.
Ata ia bllokuan makinën, pasi ajo prishte rendin publik, pasi ishte vendosur keq në mes të rrugës dhe kishte shkaktuar trafik.
Por duket se pasi e kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, media gjermane ”Bild” i ka dedikuar Stresit një artikull.
Ata shkruajnë se
makina nuk është e rrezikshme, pasi ajo ndodhej aty për të xhiruar një klip. Ata shkruajnë se
makina gold ishte në pronësi të Stresit, një superstar shqiptar.
Shtuar më 16/10/2019,
ora 11:41