"U sakatuan" tre vite më parë, Stine befason me veprimin e tij ndaj Florit (VIDEO)
Bëri bujë tre vite më parë sherri mes Stines dhe Flori Mumajesit në "Kënga Magjike".

Asokohe Flori Mumajesi tregoi se Stine e kishte goditur me grusht dhe gotë qelqi. Këngëtari postoi edhe një foto me ballin e çarë që bëri xhiron e rrjetit.

Por tani pas 3 vitesh si janë marrëdhëniet mes tyre?

Stine ishte i ftuar në emisionin "Mirage" ku i duhet të zgjidhte midis Florit dhe Alban Skenderajt.

Me siguri do mendoni se Stine zgjodhi Albanin, por në fakt këngëtari i zgjodhi të dy dhe shkeli syrin.
Shtuar më 23/12/2018, ora 14:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori