U rrahën me shpulla, Leonora dhe Adelina bëjnë paqe
Një nga konfliktet më të bujshme në showbizz-in shqiptar ka qenë ai mes këngëtareve të njohura, Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupi, ku të dyja u përfshinë në një sherr të dhunshëm me njëra-tjetrën.

Është një histori e nisur vite më parë, që pati pasoja për familjet e të dyja këngëtareve e dukej se nuk do të përfundonte ndonjëherë, por jo! Koha kalon, njerëzit ndryshojnë dhe marrëdhëniet rregullohen.

E ftuar në emisionin “Mirage”, Leonora Jakupi në një mënyrë a tjetrën na tregoi se konflikti mes saj dhe motrave Ismajli ka përfunduar dhe tashmë është arritur “paqja” shkruan blitz.al. Teksa u pyet se me kë do të bënte një duet, me Adelinën apo me Zanfinën, Leonora është përgjigjur: “Me Adelinën, për shumë arsye!”

Shumë emra të njohur të Hollywood-it kanë zgjedhur t’i japin fund konflikteve mes tyre duke bërë një bashkëpunim apo duke performuar sëbashku, kështu që kjo do të që mënyra më e mirë që dy nga emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare të rregullojnë marrëdhëniet e tyre… dhe pse jo? Kështu do të kishim edhe një duet nga të dy divat.
Shtuar më 04/11/2017, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori