U përlotët nga urimi, Besi mbulon Ijen me lule për ditëlindje
Gjyshja e famshme e Bes Kallakut, Ija sot ka pasur ditëlindjen dhe Besi i ka bërë një dedikim përlotës në Instagramin e tij.

“Ija ime, nuk ta uroj dot ditëlindjen duke te thënë “edhe 100” sepse do ishte e pamundur.

Veç do te te them 1000">1000 falënderime që më ke rrit, 1000">1000 falënderime qe gatuan bukën me te shijshme ne bote, 1000">1000 falënderime qe për çdo bekim qe më kë dhënë, për çdo rrënjë domateje qe kemi mbjell bashkë, për djathin, gjalpin, reçelin, mullagat, zambakët e kurorat me lule dele mbi koke.

Edhe ne pastë njeri që më ka mësuar të jem vetvetja edhe i natyrshëm, ajo je ti. 1000">1000">1000">1000 falënderime që jetën e sheh vetëm me ngjyra, pozitivitet edhe u tregove të gjithëve që “robi plaket kur don vet”.

Zemra jote është tempull dashurie për fëmijët dhe të gjithë nipërit e mbesat. Ti puth duart o Ije. Të duam shumë. Edhe lavdi Zotit që do të jetosh ditën të shohësh fëmijën tim, e ta vesh në gjumë “fli se gjumin ta ruan Ija” sikur mua dikur”.

Pak më parë aktori ka treguar edhe dhuratën që i ka bërë Ijes me një postim tjetër


Në të shihet Ija e buzëqeshur dhe pranë saj një kuti e madhe me lule të shumëllojshme dhe një shënim pranë tyre. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2018, ora 22:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori