U përfshi në shitblerje votash? Dajana Shabani reagon pasi i dolën SMS me Zogun e Tiranës
Biseda e moderatores Dajana Shabani dhe Hermes Nikajt i njohur ndryshe edhe si Zogu i Tiranës, qarkulloi dje në media ku shihej qartë se moderatorja i kërkonte Hermesit votën e tij dhe të mamasë së tij.

Por Dajana ka vendosur që me një video ta mohojë këtë gjë duke thënë se është një batutë mes miqsh.

Ajo gjithashtu shton se nuk mban përgjegjësi për jetën private të një kolegu duke marrë parasysh se Hermes nikaj aktualisht është në burg i dënuar për shfrytëzim prostitucioni.

Mes Dajanës dhe Zogut zhvillohet kjo bisedë:

Dajana: Zogu votove ti motra?

Zogu: Jo Akoma.

Dajana: Shko të lutem se më duhet shenja jote, ta çoj me foto, të kam motra zemër.

Zogu: Po mi.

Dajana: Se është orari që e fiks hajt, të japi motra njëzet mijë lekësh, shko.

Zogu :O sa mirë, kur tani ja për gjysëm ore.

Dajana: Ik motra se në orën shtatë mbyllën qendrat e votimit.

Zogu: Bëje gati njëzet mijë lekshin.

Dajana: Ta bën motra, ta bën motra, por merr edhe ndonjë këto grupin e gatshëm, votojnë këto?

Zogu: Ku di unë, ç'i du këto po votoj për vete, ta çoj më aplikacion po hec..

Dajana: Mirë. Po mere merre i çik motra një shoqe. Thuaji, merr dikë mamin vetë i dytë.

Zogu: Po po, bëje gati njëzetëshen.

Dajana: Mirë ta bën motra, ma ço më ashtu se mos rrej Zogu, se del aty për atë Allah.

Zogu: Për çfarë?

Dajana: Del kur nuk e ke votu.

Zogu: Qyqja unë thashë ta çoj me kështu gishtin moj…

Dajana: Shko, shko se e bën dhe me stilolaps, por halli është ta bësh tamam. Për zotin të del emri që nuk ke votuar. Për zotin betohem për gocën. Shko mere dhe mamin e shko voto se afër e keni. Te kush shkollë e ke ti, tek “Qemal Stafa”?

Zogu: Dy hapa e kemi..

Dajana: E mirë hik. /albeu.com/

Shtuar më 29/12/2019, ora 23:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori