U përfol se ishte ndarë me sheikun, Rihanna i habit të gjithë
Vetëm pak kohë më parë u tha se Rihanna ishte ndarë të dashurin e saj multimilioner, Hassan Jameel.

Kjo pasi dolën disa fotografi të tyre teksa grindeshin ashpër në një pishinë.

Por mesa duket ka qenë një flluskë sapuni.

Kjo pasi gjatë fundjavës, dyshja është parë në një restorant në Malibu duke shijuar darkën romantike me njëri tjetrin.

Dhe me shumë gjasa, Rihanna dhe partneri i saj janë duke i festuar bashkë festat e fundvitit.

Sipas Rihannës zënka nuk ishte serioze, thjesht Hassan-i nuk merr vesh nga futbolli dhe kaq. /albeu.com/
Shtuar më 25/12/2018, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori