U përfol në media si e dashura e bossit të drogës, ndahet Viola Spiro

Ky vit i ri 2019 ka ardhur me ndryshime jo vetëm në anën profesionale të Viola Spiros, por edhe në çështjet private.

Pasi la RTSH-në për të nisur punë si moderatore e “Sport plus” në “Klan Plus”, duket se Viola këtë 14 shkurt e kaloi e vetmuar. Ky ishte Shën Valentini i parë që ajo kaloi pa të dashurin e saj që mban emrin e kësaj dite, Valentin Selaj.

Pas zhurmës së madhe mediatike, burgosjes dhe festës çift në Tiranë pas daljes nga burgu, duket se marrëdhënia e tyre është ftohur.

Miq të afërm të prezantueses së emisioneve sportive kanë deklaruar se Viola tashmë është ndarë nga partneri i saj, i ashtuquajtur “problematik” nga mediat italiane, ndërkohë që ai ka nisur një lidhje të re. E, mesa duket, ndarja nuk ka qenë e thjeshtë për Violën, duke u nisur nga fakti që ajo dha disa intervista për këtë lidhje të bukur dhe të konsoliduar, por asnjë për ndarjen shkruan pnaoramaplus.

Kujtojmë që jeta e ish-velinës shqiptare Viola Spiro mori një drejtim të ri që pas bujës mediatike, ku u bë pjesë fillimisht e shtypit italian si e dashura e të ashtuquajturit “Zoti i drogës”, Valentin Selaj.

Shtuar më 24/02/2019, ora 18:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori