U ndanë me sherre, Agron Llakaj dhe Rudina Dembecaj vihen përballë pas kaq kohësh
Rudina Dembecaj iku nga al Pazar dhe deklaroi se në fakt ishte shumë e zhgënjyer nga marrëdhënia me Agron Llakajn.

Rudina u njoh gjërësisht për rolin e saj “Ajes” në emisionin në Vizion Plus “Al Pazar”.

Sipas thashethemeve që qarkulluan në mediat online largimi i Rudinës nuk kishte qenë aq i miqësor dhe kishte ardhur pas një sherri me producentin dhe moderatorin e “Al Pazar”, Agron Llakaj.

“Nuk do më shihni më asnjë ditë në Al Pazar! Dhe nuk e lashë për arsye familjare, siç thotë Goni. Fatkeqësisht, ose fatmirësisht, nuk kemi mbetur miq”, është shprehur atëhere Rudina për NRG.

Moderatorët e emisionit “Chaude Patate” të NRG Radio kanë zbuluar se Agron Llakaj do të jetë të hënën e ardhshme përballë fëmijëve në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, pjesë e të cilit është edhe Rudina dhe kjo do të jetë përballja e tyre e parë.
Shtuar më 12/04/2018, ora 20:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori