U nda me të dashurin? Genta Gjalpi e dëshpëruar zhduket nga rrjetet sociale
Pas shumë kohe "humbjeje", Genta e Big Brother u rikthye vrullshëm në vëmendjen e publikut.

Por si duket ajo nuk është e lumtur. Pavarësisht se pak ditë më parë postoi pamje nga një dhomë luksoze hoteli plot trëndafila e tullumbace, Genta ka rrëfyer se nuk është e lumtur.

"Shpesh herë në njerëzit që dukemi më të lumtur dhe më të qeshur, jemi ata që mërzitemi më shumë edhe që vuajmë më shumë se kushdo tjetër.

Ju nuk e dini sa i keq është ankthi si t'a ngushton stomakun e ta tkurr shpirtin aq sa ngelesh pa shpresë, ëndrra e motivim.

Po e mbull këtë Instragram-fb-snap me shpresën se do të gjej qetësinë shpirtërore"- shkruan Genta në Instagram duke thënë "mirupafshin" ndjekësve të saj. /albeu.com/










Shtuar më 08/05/2018, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori