Shpëtohen 100 emigrantë nga roja bregdetare në Greqi

Dhjetëra emigrantë në bordin e një varke me velë janë shpëtuar nga roja bregdetare në Greqi.

Varka me rreth 100 persona është pikasur nga roja bregdetare, në afërsi të Kythera.

Sipas mediave greke, në vendngjarje ndodhen tre mjete të rojës bregdetare, ndërsa pritet edhe një mjet lundrues në det të hapur.

Anija me vela pritet të dërgohet fillimisht në Diakofti të Kythirës, ​​ndërsa më pas emigrantët do të transportohen drejt Neapolit të Lakonisë.


Shtuar 11.06.2023 11:49