Aksident me tre të lënduar në Maliq

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë- Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan.

Si pasojë janë lënduar tre persona.

Nuk dihet ende gjendja e të lënduarve si dhe dinamika e ngjarjes pasi sapo ka ndodhur. Policia është në vendngjarje për të zbuluar rrethanat.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 07.10.2022, rreth orës 16:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E. H., është përplasur me mjetin karrotrec tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. B., rreth 57 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Audi”, shtetasi E. H., dhe dy pasagjerët e mjetit tjetër shtetasja M. T., 55 vjeçe dhe shtetasi J. T., 58 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e mjetit tip karrotrec, shtetasin I. B., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe zbardhur shkakun e aksidentit./albeu.com

 


Shtuar 7.10.2022 17:04