U largua për shkak të Rezarta Shkurtës? Jonida jep versionin e pathënë më parë
Jonida Shehu duket se nuk është larguar nga Top Channel vetëm për intervistën me Rezarta Shkurtën.

Ajo ka thënë se në fakt mes saj dhe televizionit gjërat nuk po funksiononin dhe ndaj largimi erdhi si mundësia e vetme.

Gjërat deri në atë pikë nuk përputheshin, kishte diçka që nuk shkonte në marrëdhënien time me Top Channel. Ishte marrëdhënie e njëanshme…Ishte ajo e pika e fundit që më bëri të kuptoj: Duhet të largohesh!”

Ndryshe nga ç’thuhet vërdallë Jonida pranoi se nuk ka asnjë seancë gjyqësore mes saj dhe një prej televizioneve më të mëdha në vend. Megjithatë nuk do të kthehej më në Top Channel, jo prej inatit, po për të tjera arsye. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2018, ora 22:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori