U largua pas dhjetë vitesh nga Digitalb, Jonida Vokshi nis një rrugëtim të ri
Jonida Vokshi, imazh i Digitalb prej vitesh njoftoi që në gusht të këtij viti s'do të jetë më pjesë e tij. Pasi mori gjithë kohën që i duhej për të organizuar dhe shijuar dasmën dhe jetën e re me bashkëshortin, tani është gati për t'ju rikthyer punës.

Orë më parë, Vokshi postoi në llogarinë e saj të Instagram-it një video përmbledhëse të asaj ku do ta shohim në vazhdim. Ose thënë ndryshe, spotin e "shtëpisë së re", siç ajo e quan.

Videoja nis me rënien e alarmit, dhe aty, mbi komodinë dallohet një foto në kornizë e saj dhe Besnik Krapit shkruan anabel. Me pak fjalë, këndi i një dhome gjumi. Më tej vijon me Jonidën që zgjohet, e veshur me pizhame dhe shapka shtëpie dhe nis xhiron nëpër shtëpinë e re të quajtur "Gjirafa"!

"Me shumë kënaqësi bëj publike sot për ju se shumë shpejt do të nis një rrugëtim për të cilin kam punuar këto kohë e jam shumë entuziaste. Një rrugëtim në "shtëpinë time të re". Shumë shpejt me një paketë projektesh shumë të veçanta do mund të takohemi së bashkë në Gjirafa!"- shkruan ajo në përshkrimin e videos.

Nuk dihet ende se për çfarë projekti specifikisht e ka fjalën Jonida, por duket se do të qëndrojë sërish tek aktrimi, skeçet dhe bota e kinematografisë.
Shtuar më 24/10/2019, ora 08:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori