U largua pas 14 vitesh nga Vizion Plus, Turi tregon arsyen e vërtetë
Turi ka braktisur Vizion Plus pas 14 vjetësh.

Ky lajm ishte ndër më të komentuarit gjatë sezonit të verës dhe sot Turi ka folur në In Tv për largimin nga Vizioni drejt Klanit.

I ftuar në KafeIn, Turi tregoi qartë arsyen e largimit:

“Unë lëviza nga një vend ku kisha gjithë komoditetin, gjithë mirësinë dhe dashurinë rreth e rrotull. Lëviza për adrenalinë dhe për sfidë, pastaj kur i hyn sfidës gjithmonë ka një risk dështimi, por nuk e kam menduar gjatë, sepse më shumë kam menduar largimin nga Vizioni, sesa të shkuarit në Klan.

Kam shkuar 14 vjeç aty dhe aty jam thinjur.” /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2018, ora 18:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori