U largua nga “Portokallia”, çfarë mendon Olsi Bylyku për një rikthim të mundshëm (FOTO LAJM)

Ditën e sotme aktori i njohur, Olsi Bylyku ishte i ftuar në emisionin “Rreze dielli”.

Në një intervistë të gjatë ai ka treguar për eksperiencën e re në “Klanifornia” dhe sigurisht për planet e tij në të ardhmen.

Moderatorët e emisionit e kanë pyetur nëse në një të ardhme do të kthehet në “Portokalli” dhe Olsi është përgjigjur me jo.

“Jam konfuz shpesh ja bëj vetes këtë pyetje. Mendoj që deri këtu ku jam është risk nga Zoti. Në Portokalli mendoj që nuk mund të kthehem, mendoj që atje dhashë aq sa dhashë.” shprehet aktori i humorit.

Olsi u largua nga “Portokalli” vitin e kaluar për t’ju bashkuar Bes Kallakut dhe Erin Isait.
Shtuar më 16/10/2019, ora 13:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori