U largua nga "Përputhen" për një djalë, zbulohet i dashuri i Fjorelës (FOTO LAJM)

Konkurrentja e "Përputhen", Fjorela Peto ishte komentuar shpesh herë për ftohtësinë me djemtë e emisionit dhe nuk ishte aspak e përfshirë. Fjorela tregoi se ka nisur një njohje të re jashtë emisionit dhe dëshiron t'i qëndrojë besnike, duke mos vazhduar më takimet me djemtë konkurrentë.

"Nuk më duket më me vend qendrimi im këtu sepse i bie të bëja lojë të pisët. Mendjen e kam tek njohja jashtë sesa tek djemtë këtu", tha Fjorela para se të linte emisionin.

Bukuroshja brune tregoi se ajo dhe djali në fjalë janë njohur nga shoqëria e përbashkët dhe kanë pasur dy takime.

Mes pyetjesh e ngacmimesh në studio, nuk mungoi as komenti i Anës ku zbuloi se Fjorela kishte hequr të gjithë djemt e emisionit nga Instagrami.

Ajo tashmë ndjek vetëm 7 veta në Instagram ku mes tyre është vetëm një djalë dhe padyshim të gjithë janë të mendimit se ai është i dashuri i Fjorelës./albeu.com/


Shtuar më 19/11/2020, ora 16:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori