U largua nga emisioni, këngëtarja e njohur i zë vendin Fjoralba Ponarit (VIDEO)
Pak javë më parë Fjoralba Ponari njoftoi mes lotësh largimin nga programi "Ora e Tiranës", për shkak të angazhhimeve të shumta, si me festivalin "Jeho" edhe me përgatitjen e albumit të ri. Fjoralba asokohe tregoi se ky program do të vazhdojë, por jo më nën drejtimin e saj.

Sot Enxhi Nasufi ka zbuluar se emisionin këtë sezon të ri do e prezantojë ajo.

Enxhi shkruan: "Jam e lumtur te nis nje rrugetim te ri, ate te moderatores ne nje emision televiziv. Kjo eshte dicka komplet ndryshe nga cfare jeni mesuar te shihni nga une, por jam e bindur qe do argetohemi dhe do jemi me prane njeri-tjetrit. Persa i perket ndjesise time personale, jam entuziaste per te provuar dhe mesuar gjera te reja. Kam shume deshire te plotesoj veten time ne disa aspekte dhe ne te njejten kohe t’iu jap te gjitheve ju mundesine te me njihni ne te gjitha dimensionet e mia. Faleminderit qe me ndiqni. Faleminderit per dashurine. Tani do te shihemi cdo jave qe nga data 03 shkurt ne Ora e Tiranës".

Shtuar më 31/01/2020, ora 11:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori