U largua nga Digitalb pas 10 vitesh, Alban Skënderaj i zë vendin Jonida Vokshit? (VIDEO)
Pak muaj më parë Jonida Vokshi deklaroi largimin nga platforma "Digitalb", pas 10 vitesh. Moderatorja bëri një postim prekës për largimin dhe u shpreh se e presin projekte të reja profesionale. Pas largimit të Jonidës, vendin e saj e ka zënë një tjetër personazh i njohur dhe shumë i dashur për publikun. Bëhet fjalë për Alban Skënderaj i cili nga sot nis një rrugëtim të ri bashkëpunimi me DigitAlb.

Albani do të jetë imazhi i ri i DigitAlb dhe së fundmi ka realizuar një spot publicitar.

“Mjafton një derë e vetme për t’u gjendur ballë një të papriture, ose më shumë se një. Për t’u takuar me ata që të duan vërtetë. Për të ndryshuar një jetë të tërë. Nuk ka rëndësi se kur, e rëndësishme është të hapësh derën e duhur", shprehet Albani.
Shtuar më 06/12/2019, ora 15:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori