U kritikua për veshjen në festivalin e RTSH-së, këngëtarja: Vetëm skandalet të japin famë

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Festivali i 55- të të Festivalit të Këngës në RTSH-së u përfol më së shumti për veshjet skandaloze se sa për këngët cilësore.

Dhe një ndër personazhet me të përfolura pas prezantueses Ledina Çelo ishte këngëtarja Xhesika Polo.

Në disa foto të shpërndara në rrjetet sociale veshja e saj dukej shumë e ekzagjeruar saqë dukej tërësisht gjoksi i saj për shkak të fustanit transparent dhe i ngushtë.

Por, në një reagim në profilin e saj në ‘Facebook’, këngëtarja kërkon ndjesë për performancën jo të mirë të saj në këtë festival.

Reagimi i plotë:

Si fillim dua te falenderoj te gjithe njerezit qe me perkrahen e me ndoqen ne festival. Shpresoj qe performanca ime te kete qene ne nivelin e duhur. Kam 5 vite karriere dhe nuk jam perfoluar asnjehere me shume se keto dy dite, as ne X Factor, as per 4 cmimet ne Kengen Magjike e as per klipet e mia.

Mesa duket vetem "skandalet" te jepkan fame. Fotot qe po qarkullojne neper portale nuk jane te qellimta, kurre nuk kam dashur te jem ne qender te vemendjes per arsye qe nuk kane te bejne me muziken time por njerez jemi dhe na ndodhin dhe aksidente, jo gjithmone jemi ne gadishmeri te kamerave dhe te mbrojtur ndaj paparazzeve. Fustani im i famshem qe u be legjende kishte nje permbajtje shume te bukur qe u njollos nga disa portale qe fundja punen e tyre bejne.

Dua tju them te gjitheve qe nese do te doja ta ndertoja karrieren time ne baze te vulgaritetit e skandaleve do e kisha bere me kohe. Gjithsesi cudia me e madhe 3 dite zgjat. Une Xhesika ju kerkoj shume ndjese pasi pozicioni i fotove nuk dha mesazhin e duhur te ju po une ngelem po e njejta, nuk jam perfekte e nuk me hyn ne pune kjo lloj vemendjeje e fame. Faleminderit per cmimin e medias. Paqe!/albeu.com/


Shtuar më 25/12/2016, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit.

Në të është trinomi i frikshëm i Barcelonës MSN dhe dyshja e hekurt e mbrojtjes juventine, Bonucci-Chiellini.

Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit. Në të është trinomi i frikshëm i Barcelonës MSN dhe dyshja e hekurt e mbrojtjes juventine, Bonucci-Chiellini.