"U krijua kjo kryevepër", Tayna habit me urimin për veten në ditën e lindje (FOTO LAJM)
Reperja e mirënjohur
Tayna feston sot 24-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë ka
shkruar disa fjalë për veten. Përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka publikuar një fotografi ku shfaqet joshëse,
reperja i drejtohet vetes si një kryevepër.
“Me 14 Dhjetor u krijua kjo kryevepra këtu. Çikë sa 10 djem për familje e çikë mas 7 djemve n’hip-hop. Çdo vit e ma shumë update vetes e çdo ditë e ma shumë mirenjohëse për gjithçka që jom e kom. Urime festa jem e preferume!”, ka
shkruar Tayna.
Nuk kanë munguar as urimet e shumta nga miqtë dhe kolegët e saj. Kujtojmë që pak hitit “Qe Qe” që u publikua tre muaj më parë,
reperja ka paralajmëruar projektin e radhës që pritet të publikohet së shpejti.
Shtuar më 14/12/2020,
ora 09:11