U kapën me drogë, çfarë u gjet në shtëpinë e aktorit turk dhe shqiptares
Pëlqej
Është një nga aktorët më të dashur për publikun.

Bëhet fjalë për Çagatay Ulusoy, i cili për publikun shqiptar është i njohur në rolin e protagonistit në filmin “Delibal” dhe në serialin “I infiltruari”.

Por duket se për fansat e tyre ka mbërritur një lajm jo i mirë. Mediat turke kanë bërë të ditur se një grup trafikantësh përfshirë edhe dy aktorët e famshëm janë arresuar për trafikim droge.

Sipas njoftimit të policisë aktorët akuzohen për trafikimin e një sasie të konsiderueshme kokaine dhe kanabisi edhe aktorja me origjinë shqiptare Gizem Karaca.

Nën akuzën e trafikimit të drogës ata janë dënuar me 4 vjet e 2 muaj burg, ndërkohë pritet që vendimi të dërgohet në Gjykatën e Apelit.

Në shtëpinë e tyre është gjetur plot drogë, makineri përpunimi dhe shiringa. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2018, ora 23:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori