U kapën "mat" lart e poshtë, Dojna konfirmon lidhjen me këngëtarin shqiptar (FOTO LAJM)
Dojna ka qenë në qendër të mediave këto muaj sepse ka patur zhvillime jo pak të rëndësishme nga jeta e saj, personale dhe profesionale.
Fillimisht, ajo pushtoi mediat me largimin e papritur nga Top Channel.
E
vetëm disa javë më parë, u zyrtarizua në një mënyrë a tjetër lidhja e saj me Vlashent Satën. Ndonëse lart e poshtë kishte 1 vit që flitej për romancën e saj me
këngëtarin,
vetëm në muajin shtator ajo postoi në Instagram disa
foto ku shihej e kapur për dore me të dashurin e saj.
E ftuar në "Why Not", ajo sërish nuk e pranoi se janë në lidhje, duke u fshehur pas ‘rastësisë’ por tregoi se ka dy vite e gjysmë që është në një lidhje dashurie dhe zemra i rreh fort.
Por me postimin e saj të fundit në Instagram,
Dojna ka zbuluar në një frekuencë sekondi se po drekon me
Vlashentin duke konfirumar kështu edhe lidhjen e shumë përfolur.
Ndjekësit nuk e kanë humbur aspak këtë moment duke uruar në komente Dojnën për lidhjen me
Vlashentin.
Gjithashtu edhe këngëtari ka publikuar pamje nga i njëjti vend me moderatoren si për të mos lënë vend për dyshime./albeu.com/
Shtuar më 03/12/2020,
ora 11:07