U kap me lëndë narkotike dhe u çua në psikiatri, skandalet e tjera të këngëtares shqiptare
Pëlqej
Këngëtarja nga Kukësi e njohur si Baby G është vënë në pranga në Kosoë.

Artistja është kapur nga Policia e Kosovës me lëndë narkotike mbrëmjen e kaluar në Prishtinë shkruan indeksonline.

E njëjta është gjetur nga policia në gjendje shumë të rëndë për shkak të përdorimit të madh të narkotikëve dhe përzierjes së tyre.

Pas arrestimit ajo është dërguar në QKUK, ku më pas është transferuar në Spitalin e Psikiatrisë ku vazhdon të qëndrojë ende.

Këngëtarja Baby G, është njëra nga emrat më të përfolur në mediat shqiptare, pasi gjatë intervistave pretendon se nuk di të flas mirë shqip, por në historinë e saj ka edhe skandale tjera me policinë dhe drejtësinë britanike.

Baby G, emri i së cilës është Gordana Kingji, në maj të viti 2015 kishte sulmuar një oficer policie në Britani.

“Gordana Kingji, 19 vjeç, i Elloëes Road, Ulët Gornal, është dërguar në burg për 16 javë dhe pezullohet për 12 muaj, për sulm ndaj një oficeri policie dhe pengimin e tyre në kryerjen e detyrës në Loëer Gornal më 1 maj 2015.

Ajo gjithashtu, duhet të paguajë dëmshpërblim prej £ 50, një shtesë për viktimën prej £ 80 dhe £ 575 shpenzimet gjyqësore”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Me të njëjtin vendim gjyqësor është e dënuar edhe motra e saj, Magdena Kingji.

Ndërkohë vetëm pak kohë më parë Baby G bëri një sherr të bujshëm me një këngëtare tjetër dhe arriti gjithcka në dhunë të ashpër fizike. /albeu.com/


Shtuar më 18/11/2018, ora 23:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori