Mban lart flamurin e Shqipërisë, në Amerikë nderojnë me çmim boksierin Kristian Prenga

Kristian Prenga është një nga boksierët më të mirë shqiptarë. Prenga ia ka dalë të majë lart flamurin kuqezi në Amerikë, duke arritur rezultate të rëndësishme.

Së fundmi, Kryetari i Bashkisë së Garfield, Z. Richard Rigoglioso dhe menaxherja e qytetit, Zni Erin Nora Delaney i dorëzuan atij çmimin “Çelësi i qytetit”.

Ka qenë vetë Prenga që ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke mos harruar të falenderojë të gjithë për mbështetjen.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time per Kryetarin e Bashkisë të Garfield NJ Z. Richard Rigoglioso dhe për menaxheren e qytetit Zni Erin Nora Delaney për mikpritjen e ngrohtë dhe për vlerësimin me çmimin “Çelësi i Qytetit.

Ky çmim nuk është vetëm për mua, por për të gjitha orët që unë dhe ekipi im kemi kaluar duke punuar” – Shkruajti ai në Facebook. Sa i takon arritjeve, Prenga është Kampion bote me dy tituj të fituar.


Shtuar 13.07.2023 21:09