U izolua në konvikt, del rezultati i analizave për Robert Berishën (FOTO LAJM)

Pas rikthimit të tij nga Amerika, këngëtari Robert Berisha u fut në karantinë nga autoritetet e Kosovës. Ai u vendos në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Ditën e djeshme Roberti i është nënshtruar testit për Koronavirus dhe sot përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur rezultatin. Ai ka rezultuar negativ dhe është kthyer në shtëpi.

Roberti ka reguar pas një statusi nga një ish deputet i Parlamentit të Kosovës, Berat Buzhala, i cili është shprehur se këngëtari duhet të qëndrojë në karantinë.

"Pse nuk tregove më herët? Sot dola negativ dhe jam në shtëpi", shkruan Roberti.

Shtuar më 04/04/2020, ora 12:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori