U infektua me COVID-19, "Sadna" tregon si është gjendja e saj (FOTO LAJM)

Aktorja indiane Sara Khan, e njohur si “Sadna” nga seriali “Bidaai”, e ka fituar betejën me Covid-19.

Disa ditë më parë aktorja bëri të ditur se ishte infektuar dhe u detyrua të karantinohej në shtëpi.

Ajo postoi vazhdimisht foto nga karantina e saj duke treguar se ishte mirë me shëndet dhe duket qetësuar kështu fansat që e pyesnin gjatë gjithë kohës.

Ndërkohë ditën e sotme aktorja ka postuar disa foto të reja ku shfaqet në super formë dhe e quan veten një Barbie. Mes komenteve, shumë fansa e pyesin për shëndetin e saj dhe Sara i tregon se është shëruar.

“Si je me shëndet?”-komenton një fans të cilit Sara i përgjigjet: “Ka ikur”.

Ndërsa një fansi tjetër aktorja i tregon se është mirë me shëndet.
Shtuar më 19/09/2020, ora 11:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori