NATIONS LEAGUE/ Super ndeshja Gjermani – Itali, formacionet e mundshme

Nations League vazhdon sërish sonte me të tjera super ndeshje që na dhuron Liga A, ku më të mëdhatë e Evropës përplasin “brirët” me njëra-tjetrën edhe pse shpesh duket se ky kompeticion nuk i motivon sa duhet kombëtaret.

Megjithatë kur flasin për ndeshjen Gjermani – Itali, pak interes ka se për çfarë luhet, rivaliteti është aty dhe spektakël i garantuar.

Dy kombëtaret do të përballen mbrëmjen e sotme në orën 20:45 në Borussia Park të Monchengladbach.

“Azurrët” do të përpiqen të mbrojnë kreun e grupit të 3 dhe për ta bërë këtë duhet të dhurojnë një paraqitje të madhe.

Formacionet e mundshme:

Gjermania (4-2-3-1): Neuer; Klostermann, Sule, Rudiger, Henrichs; Kimmich, Gundogan; Hofmann, Muller, Sané; Havertz.

Italia (4-3-3): Donnarumma; Kalabria, Mancini, Bastoni, Spinazzola; Barella, Cristante, Locatelli; Politano, Raspadori, Gnonto. /albeu.com