U helmua në restorant, modelja ruse: Putin tentoi të më vrasë
Pëlqej
Një modele ruse pretendon se ka qenë nën shënjestrën e urdhrave të Vladimir Putin për ta helmuar atë pasi sipas saj Kremlini e do të vdekur.

Anna Shapiro, 30 vjeç, dhe bashkëshorti i saj Alex King, 42, u sëmurën teksa darkonin në një restorant në Salisbury të dielën.

Ajo tha se e gjeti bashkëshortin e saj përtokë në tualetin e meshkujve të restorantit duke nxjerrë shkumë të bardhë nga goja.

42-vjeçari po lufton për jetën, në një kohë që forcat e sigurisë besojnë se çifti është helmuar qëllimisht.

Incidenti vendosi në panik Salisbury-n edhe një herë brenda disa muajsh pas helmimit të ish-spiunit rus Skripal me agjent nervor në mes të rrugës.

Modelja ruse besonse Presidenti rus Putin fshihet pas sulmit, ashtu siç ndodhi edhe me rastin Skripal.
Shtuar më 19/09/2018, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori