U fotografua me barkun e rrumbullakosur, Eliona Pitarka konfirmon shtatzëninë (FOTOLAJM)

Aktorja e "Klanifornias", Eliona Pitarka prej disa ditësh po përflitet se është në pritje të ëmbël. Shkak u bënë fotot e fundit të Elionës, ku ajo shfaqet me barkun e fryrë, të cilin e ka mbuluar me fustane të gjera.

Shtatzëninë e ka konfirmuar së fundmi edhe vetë aktorja.

Nje ndjekës e pyeti Elionën nese ajo synon te krijoje familje ne te ardhmen apo ende do të ketë synim për karrieren dhe aktorja tha se po i bën të dyja.

“E kush tha qe nuk mund ti besh te dyja paralelisht, sepse une po i bej te dyja”, u përgjigj Eliona duke konfirmuar keshtu lajmin e shtatzenise dhe se ajo po krijon familje.

E pyetur se kur do e tregojë partnerin, Eliona tha se është shumë e lumtur në privatësinë e saj dhe ndoshta kurrë nuk do e bëjë publik.

Kujtojmë që muajin e kaluar, Eliona mori propozim për martesë nga partneri.
Shtuar më 04/12/2020, ora 13:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori