U fotografua duke u puthur me djalin e deputetit, Olta Boka rrëfen të vërtetën
Pëlqej
Këngëtarja Olta Boka ka qenë e ftuar sot në studion e “Rudina”.

Aty këngëtarja pranoi se është në një marrëdhënie, por tha se detajet lidhur me të preferon t’i ketë private.

“Unë kam zgjedhur të jem e sinqertë jo vetëm me Stivin, por edhe me mamin dhe babin, nuk kam asnjë arsye se përse të mos marr bekimin e tyre.

Kam zgjedhur të jem e sinqertë. Prej vitesh unë jam në një marrëdhënie, por do të doja shumë që pjesa e detajeve të qëndronte brenda privatësisë, duke respektuar edhe partnerin.

Do të ishte më e shëndetshme edhe figura ime artistike dhe ajo private, që të qëndronin veçmas”, tha Olta.

Shtuar më 23/11/2017, ora 19:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori