U fejua papritur, këngëtari tregon fytyrën e vajzës që i mori zemrën
Pëlqej
Pak ditë më parë, këngëtari Erik Lloshi është fejuar me një vajzë ende të panjohur për publikun, e kjo i habiti të gjithë.

Bëhej fjalë për një romancë të re të këngëtarit dhe këtë e vërejti çdokush. I ftuar sot në ‘Thumb’, Eriku ka sqaruar se si shkoi drejt këtij vendimi, duke marrë parasysh se e shkuara nuk ishte dhe aq e largët në këtë rast.

“Që nga momenti që jam ndarë, jam lidhur me vajzën që kam në krah, rreth një muaj mbrapa. Mora një vendim në jetën time për gjashtë muaj, që nuk e kam marr në pesë vjet që isha me dikë.

Ndonjëherë, jeta është e çuditshme dhe ne artistët jemi të tillë në vendimet që marrim. Jam i sigurt që nuk është vendim i gabuar”, ka thënë këngëtari, duke shpjeguar një herë e mirë situatën që konfuzoi fansat e tij.

Ditën e sotme ai ka treguar edhe fytyrën e vajzës së panjohur. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2018, ora 22:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori