U divorcua për shkak të tradhëtisë, Hueyda rigjen dashurinë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Michel Tamisier,ishte partneri që Hueyda zgjodhi si bashkudhëtar në jetën e saj, me të cilin do të bënte edhe një fëmijë, Gabrielin, tashmë 3 vjeç. Ditë më parë, ne mësuam se tashmë kjo marrëdhënie ka marrë fund.

Arsyeja e ndarjes, të cilën vetë Hueyda e ka rrëfyer: “Më tradhtoi dhe u ndjeva shumë keq, për këtë arsye mendova se të vazhdonim të rrinim akoma bashkë, nuk kishte asnjë kuptim”.

Pas divorcit, Hueyda El Saied ka rigjetur dashurinë e saj.

Në disa foto të publikuara nga revistawho.com shihet Hueyda El Saied në një nga lokalet e qytetit në krahë të një mashkulli, i cili nuk është shqiptar. Në një prej momenteve të fotografuara, ai shfaqet duke i puthur dorën yllit të ekranit, që prej një muaji po qëndron në Tiranë.

Hueyda El Saied i dha fund marrëdhënies së saj me Mishelin, përpara 8 muajsh, pasi zbuloi tradhtinë e tij.
Shtuar më 24/11/2017, ora 23:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori