U desh t’i shkonte për vizitë Albani dhe Miriam që Arbana të tregonte shtëpinë e saj luksoze (VIDEO)
Kemi parë shpesh herë copëza të vogla të shtëpisë së Arbana Osmanit, treguar përmes fotove ose videove të miqve të saj, por sot është ndryshe!

Vetë Arbana na ka treguar një pjesë të mirë të shtëpisë së saj luksoze, ose më mirë të themi dhomën e ndenjes dhe kuzhinën.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka të ftuar disa miq specialë si Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, të cilët vendosën të provojnë disa nga recetat më të mira të moderatores.

Në dhomën kryesore mbizotërojnë ngjyrat e tokës dhe grija, ndërsa përtokë nuk mund të mos vëmë re lodrat e djalit të Arbanës.

Ndërkohë ngjyra të çelura shohim në pjesën e kuxhinës, ku Arbana kalon një pjesë të madhe të kohës me recetat e saj, edhe pse sot ia ka lënë gatimin në dorë burrave.

Pak ditë më parë, Xhemi ndau me ndjekësit e saj në Instagram pamje nga pjesa e jashtme e shtëpisë së Arbanës.

Moderatorja shfaqej e ulur në një karrige të bardhë, në ballkonin ku binte në sy arredimi modern. Për më tepër shihni pamjet.

position:relative;padding-bottom:177.778%;">
Shtuar më 11/10/2019, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori