U bë virale pasi e kapi e qeshura LIVE, moderatorja shqiptare tregon arsyen (VIDEO)
Pëlqej
Moderatorja Pranvera Borakaj që shpërthente në të qeshura, bëri sot xhiron e rrjetit dhe duhet thënë se u bë një meme perfekte.

Por cfarë e bëri kaq shumë për të qeshur moderatoren?

Të njëjtën pyetje ka ngritur dhe Olti Curri në Instagram-in e tij ku pasi ka postuar videon e famshme shkruan: “E qeshura ngjitëse e Pranvera Borakaj. Aman na thuaj pse qeshe se na mbeti fiksim!”

Nuk vonoi shumë që moderatorja e Vizion Plus t’i përgjigjej duke sqaruar gjithë situatën komike.

“Aman se e kisha harruar këtë. Ndërsa bënim lidhjen me Skype, korrespondenti nuk e mbante videon nga zonja Rita, por nga shtëpia dhe në dhomë lëvizte i shoqi me tuta, se ora 9 e mëngjesit. Unë insistoja që ta kthenim kamerën nga vetja, por ishte e pamundur. Dhe në momentin që e ktheu , aty u ndërpre lidhja.

Ndërsa unë bëja pyetje, shikoja vetëm një zotëri që lëvizte me tuta në dhomë dhe e ftuara nuk ishte asgjëkundi. Ishte e pamundur ta mbaja të qeshurën, jo vetëm unë, por i gjithë stafi dhe e ftuara e radhës që ishte në studio. Dhe shyqyr që qeshim, se e qeshura të shton jetën!”- shkruan ajo. /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2018, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori