E FUNDIT/ Tërmeti shkund Tiranën
U bë nënë per herë të parë, këngëtarja tregon çudinë me burrin
Mëmësinë çdo nënë e përjeton në mënyrën e saj, me ndjesi të forta, me lodhje, me kënaqësi të jashtëzakonshme dhe me shumë përkushtim, sidomos kur vjen në jetë fëmija i parë.

Edhe këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Maya Aliçka, po e shijon periudhën e paslindjes së Jonasit, djalit të saj 4 muajsh, duke iu dedikuar atij me kohë të plotë. Ka nisur dalëngadalë me ndonjë ikje “vjedhurazi” për ndonjë koncert, por koha më e gjatë që mund të rrijë larg të birit është 24 orë.

Megjithatë, pavarësisht lodhjes, asgjë nuk mund të krahasohet me buzëqeshjen e tij engjëllore. Gjithçka që po përjeton gjatë këtyre muajve të parë si nënë, Maya i ndau pasditen e së enjtes edhe me publikun e Rudina Magjistarit nga studio e programit të saj:

"Tani unë edhe rri zgjuar, sipas Jonasit. Është një fëmijë i mbarë, edhe pse unë jam 24 orë me të. Ai tani është përparësia, pa diskutim. Nuk më lë shumë kohë për vete, është një lodhje që e di çdo nënë. Deri tani nuk më zgjon me nerva nga gjumi. Kur shikoj fytyrën e tij, mrekullohem” – tha Maya duke shtuar se për të voglin kujdeset vetë. Në periudha të shkurtra, kur i duhet të mungojë, Jonasin e mban i ati shkruan class.

Edhe Beni, bashkëshorti i saj, është po njëlloj i lumtur për djalin që i ka ardhur në jetë, veçse momentin e parë kur u takua me të, Maya e mban mend shumë mirë.

Momenti i parë kur Beni pa djalin paska qenë as më pak, as më shumë, veçse një skenë jashtë parashikimeve. Siç tregoi këngëtarja, ai nuk ia ndante sytë djalit: “Kur Beni pa djalin, mbeti, vetëm e shikonte. Thoshte "ç'është ky tani, ç'do bëj me këtë?"

"Mendoj se do jetë një baba shumë i mirë, edhe pse është shumë i zënë me punë. Është shumë i kujdesshëm dhe natën rri zgjuar njësoj si unë. Them se kush do, e gjen kohën dhe mundësinë….”


Shtuar më 22/03/2019, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori