U bë nënë për herë të parë, Jonida Vokshi: Hyra në banjo e kam qarë 1 orë rrjesht! (FOTO LAJM)
Ditën e sotme, e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ishte moderatorja
Jonida Vokshi.
Jonida Vokshi ka rrëfyer për “Ftesë në 5” eksperiencën e re si nënë e një vajze.
Ajo ka rrëfyer se ka qenë tepër e ndjeshme pas lindjes dhe tregon një rast ku është mbyllur në tualet e ka qarë një orë rresht.
"Në fillim kur Emi erdhi në jetë kishte një lloj qetësie kur
Besniku e merrte në krahë dhe pushonte, kur e merrja unë qante.
Thonë që kur mamatë janë jehona kanë ndjeshmëri më të lartë. Në një situatë më ndodhi që Emi nisi të qaje dhe sapo e mori
Besniku në krahë pushoi.
Mamaja ime pa të keq tha që: ja pushoi në krahët e babait. Kam shkuar në banjo dhe kam qarë një orë rresht.
Por kjo gjë nuk ndodh më. Emi me të dy ka momentet e veta me të dy, nuk ka më pikë xhelozie".
Shtuar më 07/12/2020,
ora 19:13